Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka komentuar sërish incidentin në uzinën ushtarake të Gramshit. Nga sheshi “Skëndërbej” ku ndoqi fluturimin e dy avionëve amerikane, Kim tha për gazetarët se SHBA është përkrah Shqipërisë dhe se pret të shohë përfundimet e hetimit rreth kësaj ngjarje, protagobistë të së cilës u bën dy rusë dhe një ukrainas.
“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu, në mes të Tiranës, në mes të Shqipërisë për fluturimin historik të dy avionëve bombardues B52. Aleanca me Shqipërinë është serioze, ne do të qëndrojmë përkrah aleatëve të NATO-s gjithmonë. E di që ka pasur disa incidente kohët e fundit, por ne jemi me ju deri në fund. Dhe presim të shohim përfundimet e hetimit dhe vënien përpara drejtësisë të atyre që janë përgjegjës”.
Prokuroria dhe Antiterrori kanë gjetur materiale, mesazhe dhe dokumente të dyshimta në telefonat e dy shtetasve rusë dhe ukrainasit të arrestuar pas incidentit në Uzinën Ushtarake të Gramshit.
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë