Rusët kërcënojnë Edi Ramën me Kreshnik Spahiun: E ka futur në panik

10:40 | 20 Prill 2017
Arbresh.info

 

Vazhdon bombardimi rus ndaj qeverisë shqiptare, pas ofensivës gjermane të shprehur nga zv.kancelari Sigmar Gabriel i cili vizitoi të hënën Tiranën.

Pas shkrimit të djeshëm, portal propagandistic i Kremlinit Sputnik ka publikuar një “analizë” tjetër, e cila në tekst është fjalë për fjalë me shkrimin e mëparshëm, vetëm se ka ndryshuar titullin dhe foton e kopertinës.

Ku ndodhet Kreshnik Spahiu, radikali “kuqezi” i Lulzim Bashës që bën deklarata bombastike për luftë e përleshje.

Brankica Ristiç, një gazetare e re që mbulon shkrimet për shqiptarët dhe që në rrjetet sociale bën pastime në përkrahje të Vojislav Sheshelit, e ka titulluar shkrimin: “Protesta në Tiranë, Rama në panik”.

E më pas citon një farë Demo Berisha, i cili ka një shoqatë shqiptarësh në Vojvodinë por që bën deklarata kundër pavarësisë së Kosovës dhe është një nga shoqatat e paguara nga paratë ruse për të krijuar grupin e organizave për “mbështetjen e tolerancës në Ballkan”.

Berisha akuzon Edi Ramën që nuk e ka ftuar në Samitin e diasporës dhe që nuk lejon diasporën të marrë pjesë në zgjedhje,

Sputnik thekson se zgjedhjet janë të kompromentuara pasi Gjermania po përkrah Ramën dhe kjo u vu re në vizitën e ministrit të Jashtëm Sigmar Gabriel.

 

 

sputniku-nikuuu

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme