Ditën e sotme ishte e ftuar në studion e emisionit “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnaja, Deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari. Ajo u shpreh në studio se kryeministri Rama është duke e qeverisur vendin me të njëjtin ritëm pa dhënë asnjë lloj rezultati. Kur flas në foltoren e parlamentit kam mbi shpatullat e mia përgjegjësinë e qytetarëve tha Hajdari.
Gjatë fjalës së saj deputetja akuzoi drejtpërsëdrejti dhe Kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ai nuk përdor argumente por shpesh përdor opinione të rënda, që për disa mund të quajnë si bullizëm fjalorin e tij dhe në të njëjtën formë ai veproi edhe me mua, thotë ajo.
“E para njëherë besoj se ne jemi në një ambient në foltore, ku jemi mandatar për të folur për qytetarët brenda atij parlamenti. Besoj se sa më shumë kalon koha aq më shumë kryeministri vazhdon me të njëjtën ritëm, me të njëjtën metodë qeverisëse, pa dhënë asnjë lloj rezultati. Ajo që më brengos shumë, është fakti sa herë që dalin raportet apo dhe vetë kur udhëton nëpër shtëpi shikon një rënie të nivelit ekonomik, emigracionit të shtuar, ka shumë gjëra që të brengosin dhe të shtojnë dufin politik. Më vjen në mënyrë krejt të natyrshme dhe është pikërisht ajo foltore që më frymëzon të flas në atë lloj mënyre, sepse ndjej përgjegjësi mbi shpatullat e mia dhe ta përdor atë foltore pikërisht për të identifikuar këto probleme dhe për ta vënë kryeministrin Rama, përpara përgjegjësisë. Nuk jam një individ që merrem me fjalë për individë të tjerë. Shpeshherë unë jam rritur duke parë fjalimet e atij parlamenti dhe ajo foltore është përdorur shpesh për të bërë akuza ndaj njëri-tjetrit, këtë gjë bëri edhe Rama me mua. Ai nuk përdori argumente, por thjesht disa opinione të rënda, disa mund ta quajnë dhe si bullizëm fjalorin e tij të përdorur ndaj meje. Shpeshherë ai nuk merret me faktet çështjet që unë solla që ndikojnë në jetën e qytetarëve”, tha ajo./tch/
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, deri në 40 minuta pritje te ...
Abdixhiku takon 150 bizneset më të mëdha në Kosovë
Ambasada e Shqipërisë në Kiev dëmtohet nga sulmet ruse