Rudina Hajdari, deputetja e Parlamentit të Shqipërisë, gjatë vizitës së saj zyrtare në Kosovë, të cilën e ka realizuar sot, ka vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Hajdari, në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë që Prekazi, simbolizon lidhjen e saj shpirtërore të trashëguar nga babai i saj, lideri i studentëve në vitet ’90 në Shqipëri, Azem Hajdari.
“Vizita aty ishte një nder i madh që i bëhet heronjve, që kanë luftuar kaq shumë për çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e Kosovës. Kështu që për të kuptuar sa e rëndësishme është liria, ne duhet të kuptojmë se sa shumë kanë sakirifkuar heronjtë tanë. Ndaj, duke marrrë parasysh edhe rolin që ka luajtur Adem Jashari dhe shumë heronj tjerë gjatë luftës së UÇK-së dhe relacionin që ka pasë me tim atë Azem Hajdarin, mendoj që ishte detyrë për mua dhe nderim i madh që i bëra familjes Jashari duke qenë prezente aty. Por, kuptohet që u ndjeva pak e mërzitur kur e pashë gjithë atë panoramë që të bën të reflektosh shumë”, u shpreh ajo.
Sipas Hajdarit, si Kosovës ashtu edhe Shqipërisë i nevojitet një klasë e re politike.
“Kam fajësuar të gjithë klasën politike të këtyre 30 viteve të fundit dhe këtë gjë e kam bërë me vetëdije. Nuk kam asnjëlloj hezitimi, për të thënë që në këto 30 vite Shqipëria, ka pasë një klasë politike e cila ka bërë shumë pak për vendin dhe ka marrë më shumë sesa që ka dhënë. Ne, jemi ende një vend me një varfëri të skajshme sidomos në vende rurale. Fakti që ekziston korrupsioni dhe këto afera janë një gjë e dukshme. Edhe në Kosovë, ka një fenomen të tillë”.
“Për këtë gjë, fajësoj klasën e vjetër politike, e cila e ka përdorur pushtetin jo për t’i dhënë qytetarëve ato që duhet të bëjnë politikanët e përgjegjshëm. Duhet klasë e re politike qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë”.
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...