Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u ka dërguar letra urimi udhëheqësve të rinjtë zgjedhur të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës:
Senatorit Mitch McConnell, Kryetar i Grupit Republikan të Senatit; Senatorit James E. Risch, Kryetar i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit; Senatorit Charles E. Schumer, Kryetar i Grupit Demokrat të Senatit; Senatorit Robert Menendez, Kryetar i Grupit Demokrat në Komitetin për Çështjet e Jashtme të Senatit; Përfaqësuesit Gregory W. Meeks, Kryetar i Komitetit për Çështjet e Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve; Përfaqësuesit Steny Hoyer, Kryetar i Grupit Demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve; Përfaqësuesit Kevin McCarthy, Kryetar i Grupit Republikan në Dhomën e Përfaqësuesve; Përfaqësues Michael McCaul, Kryetar i Grupit Republikan në Komitetin për Çështjet e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.
Pasi i uron për zgjedhjen apo rizgjedhjen në detyrat e larta në Senat dhe Dhomën e Përfaqesuesve, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, nënvizon se “Shqipëria është krenare dhe e përkushtuar për partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një Amerikë më e fortë është garanci për një botë më të mirë, më të sigurt dhe më të drejtë.”
Kryetari Ruçi shpreh gjithashtu bindjen se nën lidershipin e udhëheqësve të rinj, “Kongresi i Shteteve të Bashkuarado të vazhdojë të kontribojë në mbështetje të bashkëpunimit dypalësh midis Shqipërisë dhe ShBA, zhvillimit dhe integrimit europian të Shqipërisë si edhe dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, i cili do tëmundësojë njohjen e ndërsjelltë mes dy vendeve si edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.”/TCH
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...