Prej pak ditësh, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ndodhet në një vizitë zyrtare në Holandë, si pjesë e delegacionit shqiptar të përbërë nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla dhe deputetja demokrate, Rudina Hajdari me kryefjalë hapjen e negociatave Shqipëri dhe BE.
Sot, gjatë seancës dëgjimore me Komisionin për Çështjet e BE-së në Parlamentin e Holandës, deputetët e Komisionit kërkuan vlerësimin e delegacionit shqiptar nëse është apo jo gati Shqipëria për hapjen e negociatave.
“Po, Shqipëria është gati për çeljen e negociatave në qershor sepse i ka bërë në mënyrë shembullore detyrat e saj të shtëpisë. Me reformën në drejtësi, si kryereforma e integrimit, Shqipëria ka dhënë një shembull jo vetëm për vendet aspirante, por edhe për vendet e BE-së”, u përgjigj Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi
Ruçi, gjatë vizitës së tij në Holandë komentoi edhe situatën politike në Shqipëri ku nënvizoi se opozita ka pasur akses të plotë në administrimin dhe kontrollin e zgjedhjeve të vitit 2017 dhe vetë i ka çertifikuar këto zgjedhje.
“Ka gëzuar të gjitha kushtet dhe mundësitë për ushtrimin e kompetencave parlamentare dhe të kontrollit të Qeverisë, por nuk i ka shfrytëzuar.”-tha Ruçi.
Ministri Peci ndau grant për vëllain e deputetes Fitore Paco...
Kurti: Historikisht, rinia ka qenë nismëtare e vendimeve dhe...
Kumbaro ndan postimin e gazetës gjermane për Shqipërinë: Ven...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe uniforma ushtarake të S...
Përfundon seanca e sotme në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëv...
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...