Ruçi mesazh për 1 Maj: Ekonomia të orientohet drejt prodhimit

09:27 | 1 Maj 2019
Arbresh.info

Me rastin e 1 Majit, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ndan një mesazh për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.

Kryetari i Kuvendit shprehet se ekonomia duhet të orientohet drejt prodhimit.

Ndër të tjera, Ruçi shkruan se sot ndihet sindikalist ndërsa shton se për të është e rëndësishme të ulet nga tribuna politika dhe të ngjitet puna.

“Sot ndjehem sindikalist, punëtor, mësues, infermier.

Të ulim nga tribunat politikën dhe të ngjisim punën Rritja ekonomike të përkthehet në mirëqënie për të gjithë.

Ekonomia të orientohet drejt prodhimit. Rrugët e Shqipërisë duhen ndërtuar, jo bllokuar.”-shkruan Ruçi./bw

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme