Një litër naftë në Shqipëri kushton sot 1.61 euro, duke u renditur në vlerë absolute e 11-a më e shtrenjtë në Europë, pas shteteve të tilla si Norvegjia, Suedia, Zvicra, Italia, Danimarka, Belgjika Franca, që kanë tëardhura shumë më të larta sesa ne. Tabela ështëpublikuar nga Global Petrol Price dhe përditësimi i fundit është bërë në 13 maj.
Në raport me fuqinë blerëse, Shqipëria ka naftën më të shtrenjtënë Europë, teksa qytetarëve të saj u duhen 4.5% të të ardhurave të tyre për të blerë një litër naftë.
Të dhënat janë përpunuar nga “Monitor”, bazuar në informacionin mbi çmimin e naftës që jepet nga Global Price Petrol dhe të ardhurat për frymë sipas metodës së fuqisë blerëse, të Bankës Botërore (më të fundit janë të vitit 2017). Treguesi mat përballueshmërinë, në bazë të përqindje së të ardhurave ditore që duhet për një litër karburant.
Shqipëria ka dhe të ardhurat për frymë më të ulëtat në Europë, bazuar në fuqinë blerëse, me 12,943 dollarëndërkombëtarë, njënjësi e Bankës Botërore që mat prodhimin e brendshëm bruto sipas barazisë së fuqisëblerëse (shiko kolonën: Të ardhurat vjetore për frymë, sipas fuqisë blerëse –$ ndërkombëtarë) .
Pas Shqipërisë, nafta është më e shtrenjtë në Serbi (3.7% e të ardhurave ditore), Bosnja (3.6), Maqedonia e veriut (2.8), Mali i Zi (2.6). Në Greqi, ku nafta ka çmim të njëjtë me Shqipërinë, prej 1.6 euro/litër, qytetarëve të saj u duhen 2% e tëardhurave ditore, ndërsa në Danimarkë, ku nafta kushton 1.67 euro/litër, u duhen vetëm 1.1% e tëardhurave ditore.
Taksat e larta që paguajmë për naftën janë arsyeja kryesore se pse Shqipëria ka çmime kaq të shtrenjta të karburanteve, ku 60% të çmimit e përbëjnë taksat. Në Shqipëri nafta taksohet si vijon: Akciza, 37 lekë për litër; Taksa qarkullimit, 27 lekë për litër (32.4 lekë/litër me TVSH); Taksa karbonit, 3 lekë për litër. Krahas tyre, vitet e fundit në kosto janë përfshirë dhe tarifa e markimit dhe ajo e skanimit, nga 1 lekë për litër secila. TVSH totale arrin në 28-30lekë për litër.
Në vitin 2018, vetëm nga taksa e qarkullimit, – e cila u vu me qëllim arkëtimin e të ardhurave të nevojshme fillimisht për ndërtimin e rrugës Durrës Kukës dhe më pas për mirëmbajtjen e rrugëve në përgjithësi, dhe qëpërbën gati 20% të çmimit final të naftës, –buxheti ka arkëtuar rreth 160 milionë euro, që duhet të ishin përdorur për mirëmbajtjen e rrugëve.
Të ardhurat që mblidhen nga kjo taksë janë të mjaftueshme të mbulojnë shpenzimet e nevojshme për mirëmbajtjen e rrugëve. Për të njëjtën periudhë qeveria shqiptare ka harxhuar nga fondet e brendshme buxhetore për ndërtimin e dhe mirëmbajtjen e rrugëve dhe gjithçka që ka lidhje me rrugët 15,4 miliardë lekë (123 milionë euro), sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës. Nga kjo shumë 8,1 miliardë u përdoren për të ndërtuar rrugë, 2,1 miliardë lekë u përdoren për rikonstruksion dhe pjesa e mbetur u përdor për të mbuluar emergjencat, për sinjalistike, siguri etj.
Për herë të parë, Shqipëria nisi në shtator 2018 zbatimin e sistemit të rrugëve me pagesë, përmes dhënies me koncesion të mirëmbajtjes së segmentit Milot-Morinë, ku tarifat janë 5 euro për veturat dhe 22.5 euro për kamionët, sërish ndër më të lartat në Europë.
Në shtator pritet të hapet tenderi për të zgjedhur fituesin për zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës dhe pas përfundimit të saj dhe rikonstruksionit të rrugës Tiranë-Plepa, autostrada me trafikun më të madh në vend do të bëhet me pagesë, tarifa e të cilës ende nuk dihet dhe gjithçka do të vendoset pasi të shihen të gjitha ofertat.
Nga ana tjetër, juristët kanë pohuar se këto taksa mund të ankimohen në gjykatë, për shkak se cenohet parimi kushtetues se nuk mund të paguhen më shumë se dy lloje taksash për të njëjtin funksion./MONITOR
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...