Google ADS

Rrugët e Tiranës përmbyten nga reshjet e shiut

08:38 | 21 Nëntor 2018
A. B.

Tirana është përfshirë nga reshje të dendura shiu, që kanë sjellë për pasojë përmbytjen e disa rrugëve.

Dy ndër më të përmbyturat rezultuan “Ali Demi” dhe “Unaza e Re”.

Ndërkaq Instituti i Gjeoshkencave, publikoi disa të dhëna lidhur me parashikimin e motit për ditët në vijim. IGJEUM raporton se paraditja pritet që të ketë reshje intensive, sidomos në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Kukës, transmeton tch.

Qytetet e rrezikuara nga përmbytjet janë Vlora, Gjirokastra, dhe Elbasani.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme