2.5 kilometra rrugë izolon një fshat të tërë në rrethin e Lezhës. Rruga, që kohë reshjesh mbushet me ujë është thuajse krejtësisht jashtë funksionit, megjithëse në të kalojnë me dhjetra automjete çdo ditë.
Banorët e fshatit Pllanë thonë për Fiks Fare se në këtë rrugë nuk është vënë dorë prej kohësh.
“E shumta është 2 kilometra e gjysmë që lidh këtë zonë. Nuk kemi kërkuar asfalt, çakull kemi kërkuar, por na kanë thënë që nuk ka fonde”, thonë banorët.
Banorët thonë se çakulli për të shtruar rrugën ndodhet vetëm 500 metra larg.
“Ne e kemi çakullin këtu dhe kanë marrë nga e gjithë Shqipëria, ne nuk bëjme dot rrugën tonë”, shprehen ata./tch/
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...