Projekti infrastrukturor Shëngjin – Velipojë është një investim strategjik mjaft i rëndësishëm i qeverisë së Shqipërisë me vlerë 3.8 miliardë lekë.
Drejtori i Fondit të Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci, u shpreh sot në prezantimin e këtij projekti në Lezhë se rruga shkurtohet për 14.8 kilometra.
“Sot për të përshkuar rrugën nga Shëngjini në Velipojë, duhen kaluar 66 kilometra për 1 orë e 20 minuta dhe duhen kaluar 4 akse të ndryshme rrugore. Me investimin prej 3.8 miliardë lekësh, shkurtohet distancën në vetëm 14.8 kilometra dhe rruga mund të përshkohet për 19 minuta”, tha ai, transmeton atsh.
Ai ka përshkruar edhe veçoritë e rrugës së re.
“Nga Porti i Shëngjinit rruga i ngjitet shpatit me një lartësi 100-120 metra mbi nivelin e detit dhe ruan të paprekur plazhin e Shëngjinit, Ranën e Hedhun dhe plazhet e tjera të zonës. Kjo rrugë është tejet panoramike. Më pas lidhet me infrastrukturën e Velipojës”, ka thënë ai.
rrugë, theksoi Beci, se gjithashtu do të bëjë lidhjen e dy qendrave kryesore turistike.
“Rruga Shëngjin – Velipojë do të vazhdojë deri në Pulaj në grykëderdhjen e Bunës për të hapur rrugën deri në Ulqin. Po shohim mundësinë për një bashkëpunim me Malin e Zi për një cross-border dhe hapjen e portave të turizmit deri në Shëngjin”, u shpreh Beci.
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...