Segmenti i ri rrugor Palasë-Dhërmi është i hapur për qarkullimin e automjete prej të premtes.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama publikoi sot një video të kësaj rruge në një postim në Facebook.
“Mirëmëngjes! Dhe me segmentin e ri Palasë – Dhërmi, i hapur për qarkullimin e automjeteve duke lehtësuar e shkurtuar kohën e udhëtimit turistik përgjatë bregdetit të jugut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.
Ky segment ka një gjatësi prej 4.5 kilometrash dhe nis nga kryqëzimi i “Rrugë të Bardha” ku është parashikuar të jetë edhe dalja e Tunelit të Llogarasë dhe përfundon pranë ish-kampit të punëtorëve në Dhërmi./arbresh.info/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet