Aksi rrugor Milot-Peshkopi është ndër akset që ndër vite është në gjendje të rëndë dhe ka qënë shkak i shumë aksidentëve me pasojë vdekje.
Segmenti nga Miloti në Skuraj pjesë e këtij aksi ka pësuar shembje në një pikë të saj, duke u kthyer në një rrezik për jetën e qytetarëve që e frekuentojnë çdo ditë.
Shembja ka ndodhur në një kthese të dyfishte, ku shikimi është i kufizuar. Drejtuesit e automjeteve theksojnë se rreziku është akoma me i madh gjate natës, pasi nuk ka asnjë tabelë sinjalizuese për problemet në rrugë, shkruan News 24.
Kompania mirëmbajtëse është mjaftuar me hedhjen e një sasie gurësh si të vetmen mënyrë sinjalizimi për problemet në rrugë. Asfalti ka nisur në çahet në shumë pjesë, e rruga po ngushtohet gjithmonë e më shumë.
Ndërkaq, një tjetër pikë problematike e kësaj rruge është edhe segmenti në hyrje dhe dalje të Klosit, ku rruga është e mbushur nga pellgjet e ujit. Edhe pse pjesë e aksit nacional, askush nuk kthen vëmendjen në këtë rrugë, ku përveç udhëtarëve të shumtë kalojnë edhe kamionët që transportojnë krom drejt Durrësit.
Pasi kanë humbur shpresat për përfundimin e Rrugës së Arbrit, banorët kërkojnë që së paku të rikonstruktohet aksi Milot-Peshkopi, një arterie e rëndësishme për gjithë Qarkun e Dibrës
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...
Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund luftës në Uk...