Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, u prit në një takim nga Ministri për Punët e Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg.
Në fokus të takimit ishte rrugëtimi evropian i Shqipërisë drejt BE dhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit bilateral në fushën e sigurisë dhe ekonomisë.
Hasani vlerësoi angazhimin e Austrisë për zhvillimin, sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor
Gjatë ditës së dytë të vizitës së tij zyrtare në Vienë, Ministri Hasani zhvilloi takime edhe me Drejtorin e Përgjitshëm të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi; Kryetaren e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Austri, Ewa Ernst-Dziedzic dhe Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme, Christoph Matznetter.
Kryediplomati shqiptar konfirmoi angazhimin e Shqipërisë në bashkëpunimin me IAEA, veçanërisht në kuadër të Kornizës së Programit Vendor 2024-2030.
Ministri Hasani vlerësoi angazhimin e parlamentit austriak në forcimin e proceseve demokratike në rajon, teksa theksoi mbështetjen e palës shqiptare për zgjerimin e dialogut politik përmes diplomacisë parlamentare./abcnews.al
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...