Dekreti i Presidentit Ilir Meta i dha fund krizës 20 ditore mes qeverisë dhe kryetarit të shtetit duke i hapur rrugë votimit të Sandër Lleshaj si Ministër i Brendshëm në parlament.
Burime nga mazhoranca bëjnë me dije se votimi i Ministrit te ri të Brendshëm do të bëhet në seancën e së enjtes në 22 nëntor, pasi nuk ka asnjë ngut për një seancë të jashtëzakonshme përsa kohë që Lleshaj drejton prej 6 nëntorit këtë ministri nga posti i zëvendësministrit.
Pas votimit ne seance Lleshaj nuk mund të nisë zyrtarisht detyrën pa bërë betimin përpara presidentit Ilir Meta. Kushtetuta nuk i vendos ndonjë afat kryetarit te shtetit për ceremoninë e betimit, por mësohet se nuk do të ketë asnjë vonese nga kryetari i shtetit.
Ky është rasti i parë që procesi i dekretimit të një ministri zgjat 20 dite.
Kryeministri Edi Rama e dërgoi propozimin per Sander Lleshaj ne 27 tetor menjëherë pas dorëheqjes se Fatmir Xhafajt nga posti i Ministrit te Brendshëm. Ne prag të skadimit të afatit 7 ditor që kushtetuta i jep kreut te shtetit per te dekretuar një minister, ilir meta refuzoi te firmoste emrin e Sander Lleshajt duke u mjaftuar me sqarimin se nuk kishte krijuar bindjen e plote për të.
Shefi ekzekutivit i ridërgoi emrin e Sander Lleshajt serish per dekretim, e këtë herë kryetari i shtetit sqaroi se kandidatura ishte ne shkelje te nenit 103 te kushtetutës pasi ishte ushtarak aktiv.
Ne 16 nëntor Meta dekretoi fillimisht nxjerrjen në lirim te general brigade Sander Lleshaj, e pak orë me vonë e dekretoi si Minister te Brendshëm.
Por ndërsa kriza u zgjidh, mazhoranca është e vendosur ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të pasur një mendim përfundimtar rreth kompetencave që Presidenti i Republikës ka mbi ministrat./vizion plus
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...