Në datën 17 shtator 2018 nis tarifimi në autostradën Milot-Morinë, ku invalidët e punës dhe shtresat në nevojë do të kenë zero tarifim dhe paketë lehtësuese për banorët e qarkut Kukës dhe çdo kategori tjetër.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar video informuese me detajet e tarifimit dhe kategoritë që përfitojnë reduktime të ndjeshëm të tarifimit.Tarifa për kalimin e automjeteve në autostrada Milot –Morinë do të jetë 660 lekë (ose 5 euro).
Për banorët qarkut Kukës kjo tarifë është e reduktuar në 100 lekë me tvsh.
Për çdo kalim deri në 44 kalime tarifa është 100 lekë përfshirë edhe tvsh-në.
Tarifat variojnë sipas llojit të mjetit; motoçikletat dhe automjete me tre rrota do të paguajnë 330 lekë, përjashtim bëjnë banorët e qarkut Kukës të cilët do ta kenë tarifën 50 lekë.
Automjete komercilale me dy akse dhe 6 rrota (1.90 m dhe 2.70 m) do të paguajnë 1490 lekë.
Kamionë të mesëm dhe autobusë të rëndë, përfshirë mjete me lartë 2.7 m do të të paguajnë 21 40 lekë.
Kamionë të rëndë 4 akse a më shumë, do të paguajnë 2970 lekë.
Përdoruesisht e shpeshtë të kësaj rruge do të përfitojnë reduktime të ndjeshme të tarifiit.
Për 20-30 kalime në muaj, përfitojnë 10% zbritje
Për 30-50 kalime në muaj përfitojnë 20% zbritje
Për 50-60 kalime në muaj përfitojnë 30% zbritje dhe mbi 60 kalime përfitojnë 40% zbritje.
Aplikimi i tarifimit të autostradës si një standard ndërkombëtar, siguron garanci dhe siguri në qarkullim të mjeteve, dhe lëvizshmëri të qytetarëve.
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...