Rrufeja, të plagosurit dalin nga rreziku për jetën

14:14 | 18 Korrik 2018
Arbresh.info

Dy burrat të mbetur gjallë nga goditja e rrufesë në Dajç të Shkodrës janë përmirësuar.

Mjekët e spitalit të këtij qyteti, i thanë ABC News që Cin Luka dhe Ndok Vija e kanë kaluar rrezikun për jetën.

Ata kanë plagë djegie ne trup, por që po mbahen në mjekim të vazhdueshem nga mjekët. Pasditen e së martës një rrufe goditi traktorin në një arë. Aty po punonin dy të plagosurit dhe viktima Veronika Lukaj që po grumbullonin sanën për bagëtitë.

Moti me vranësira ka qenë arsyeja që i nxorri në arë për të mbledhur barin. Kur rrufeja goditi traktorin, viktima dhe dy të plagosurit ndodheshin shumë pranë mjetit. Megjithë ndihmën që i dhanë banorët, 53-vjeçarja Veronika Luka nuk mundi të mbijetojë./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme