Qytetarët e Rrogozhinës në Shqipëri do të drejtohen sërish sot në kutitë e votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri, pas shpalljes të pavlefshme të zgjedhjeve të 14 Majit nga Kolegji Zgjedhor.
Në votime janë thirrur rreth 33 mijë qytetarë me të drejtë vote për të zgjedhur mes dy kandidatëve në garë, socialistit Edison Memolla dhe kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.
Votimi ka nisur në orën 7:00 të mëngjesit në 54 qendrat e ngritura, për t’u mbyllur në orën 19:00 të mbrëmjes. Por ndryshe nga zgjedhjet e 14 Majit, sot nuk do të votojnë të burgosurit, të cilët vulosën fitoren për kandidatin socialist, Edison Memolla.
Kjo, pasi afatet nuk premtojnë, edhe pse në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka mbërritur një kërkesë nga burgjet për votimin e 89 të burgosurve. Mungesa e një vendimi nga Bashkia dhe KZAZ-ja pamundëson ngritjen e një qendre votimi në burgun “Kosova”.
Në zgjedhjet e 14 Majit në Rrogozhinë votuan rreth 11 mijë votues dhe fitues u shpall socialisti Memolla me një diferencë prej 30 votash, kundrejt kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ndërkohë, numri i votave të pavlefshme në këtë zonë elektorale ishte 276 vota, 9 herë më e madhe se diferenca e votave mes dy kandidatëve./tvklan.al
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...