Google ADS

Rrjedhje gazi në Porto Romano të Durrësit, evakuohen banorët

14:08 | 26 Tetor 2022
A. B.

Banorët e zonës së Porto Romanos në Durrës janë trembur sot nga një rrjedhje gazi që ka ndodhur në cisternat e fabrikës së gazit në këtë zone.

Fabrika ndodhet shumë pranë banesave, duke shkaktuar panik tek banorët, që tashmë janë evakuuar.

Për shkak të frikës, është ndërprerë mësimi në shkollën 9-vjeçare pranë zonës.

Kjo është një situatë e përsëritur, pasi edhe në 18 qershor të këtij viti, në depozitat e fabrikës së gazit që ndodhet në një zonë të banuar ra zjarr dhe për disa ditë rresht banorët kërkuan mbylljen e fabrikës. Në zonë kanë shkuar dhe efektivë të policisë.

Informacioni i policisë:

Rreth orës 12:30, në Porto Romano, dyshohet se si pasojë e dëmtimit të një cisterne gazmbajtëse të një biznesi (firmë) privat, është çliruar në ajër, një sasi e vogël gazi.

Nga kjo ngjarje nuk ka shtetas të dëmtuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme