Shqipëria regjistroi inflacionin më të lartë ndër vite në muajin prill, për shkak të krizës nga lufta në Ukrainë, sipas të dhënave të institutit kombëtar të statistikave, INSTAT.
Megjithatë, rritja e çmimeve rezulton më ulët se mesatarja e Bashkimit Evropian, ku krizën më të madhe po e kalojnë vendet fqinje me Ukrainën.
Faturat për transport dhe ushqime u shtrenjtuan në prill, duke e çuar inflacionin në Shqipëri në 6.1 për qind, sipas metodologjisë së Eurostat.
Efekti zinxhir preku dhe grupet e mallrave të tjerë në rritjen e shpejtë të çmimeve, pas nisjes së luftës.
Rritja më e madhe e çmimeve prej 13.8 për qind vërehet në grupin e transportit, pasuar nga ushqime dhe pije joalkoolike me 10 për qind.
Në përpunimin e INSTAT, kriza më e madhe në çmimet e tregut ka prekur Estoninë, Lituaninë, Çekinë, Letoninë e Poloninë, vende këto që janë më pranë kufirit të Ukrainës dhe preken direkt nga shkëmbimet tregtare.
Në krahun tjetër, vetëm Zvicra ka përjetuar inflacion nën 3 për qind dhe nën mesataren e BE-së janë edhe 13 shtete të tjera, përfshi Gjermaninë, Italinë, Norvegjinë e Francën.
Qeveria shqiptare dhe banka qendrore e vendit parashikojnë që çmimet e larta do na shoqërojnë për kohë të gjatë, por sot tregjet po funksionojnë normalisht dhe nuk ka mungesë të mallrave apo lëndëve të para.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit