Google ADS

Rritja e rasteve me COVID, Manastirliu: Mos e neglizhoni vaksinimin

21:57 | 31 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Pas rritjes së rasteve të reja me COVID në Shqipëri, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka përsëritur apelin për vaksinim.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan se kjo situatë kërkon nga secili prej nesh përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit për veten dhe të tjerët.

“Rritja e rasteve të infektimeve ditore, shtrimeve në spital dhe kalimi i mbi 10 mijë rasteve aktive me COVID 19, kërkon nga secili prej nesh përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit për veten dhe të tjerët. Mos e neglizho vaksinimin anticovid”, shkruan ministrja.

https://twitter.com/GManastirliu/status/1432736699407347717

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme