Mesditën e sotme në sheshin para kryeministrisë në Tiranë, radha për të protestuar ishte e sindikatës së taksistëve.
Të shqetësuar nga rritja e çmimit të naftës, taksistët thanë se ky ndryshim i çmimeve ka detyruar të rrisin koston për qytetarët, ndërsa dhe njëherë tjetër paraqiten kërkesat drejtuar qeverisë.
“Të respektojmë rregullat dhe ligjet”, u shprehën drejtuesit e sindikatës.
“Kemi kërkuar dhe kërkojmë duke qenë se në kohën e pandemisë ne na dhanë 26 mijë lekë për tre muaj. Ne po shërbejmë 24 orë në 24. Nafta është më e shtrenjtë. Ne detyrohemi të ngremë çmimet. Që në vitin 2009 ne nuk kemi ngritur çmimet. Pika e dytë është anulimi i udhëzimit të vitit të vitit 2009 ku thuhet se liberalizimi i licencës taksi 4+1. Kushdo mund të blejë makinë dhe të punojë taksi. Në Tiranë ka mbi 2000 taksi. E treta është heqja e pikës 11 për taksitë. Na kërkohen rezervim sikur ne jemi autobusë. Ne mund ta dërgojmë një në Durrës dhe të kthehemi bosh”, ishin shqetësimet e ngritura dhe njëherë tjetër nga sindikata, e cila paralajmëron se taksistët janë në prag falimenti./A2Cnn/
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...