Rritja e çmimit të naftës ka nxitur reagimin e shoqatave për mbrojtjen e konsumatorëve në Shqipëri.
Përmes një letre të hapur, shoqatat i kërkojnë Autoritetit të Konkurrencës të nisin hetimet për marrëveshje te ndaluara ne treg, pasi karburantet po shiten me të njëjtin çmim nga të gjithë operatorët.
Nga ana tjetër, shoqata e hidrokarbureve shkruan se janë të shqetësuar për sulmet e padrejta që i drejtohen këtij sektori, pa një analizë të plotë dhe të thelluar dhe pa marre parasysh çmimet e bursave. Kompanitë e naftës deklarojnë se furnizimi i tregut është i garantuar jo vetëm me rezervat ligjore 90 ditore duke zëvendësuar importet nga Rusia, me ato nga kompanitë arabe të naftës.
Në pikat e shitjes me pakicë, çmimi i naftës dhe benzinës ka arritur nga 230 deri në 234 lekë për litër. Kjo është rritja e tretë brenda pak ditëve. Vetëm një javë më parë, nafta shitej nga 192 në 194 lekë, çka do të thotë se çmimet janë rritur në nivele alarmante nga 38 deri në 42 lekë për litër. Operatorët e tregut ia faturojnë rritjen e radhës shtrenjtimit të arit të zi në bursa. Sipas tyre, në diskutim nuk është më çmimi, por sigurimi i produktit.
Për shkak të luftës Rusi-Ukrainë çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka prekur 118 dollarë për fuçi. Ky është edhe niveli më i lartë në 9 vitet e fundit.
OPEC ka deklaruar se pavarësisht situatës do të vazhdojë të mbajë të njëjtin nivel prodhimi sipas marrëveshjes së dakordësuar, edhe para konfliktit në Ukrainë.
Krahas rritjes së vazhdueshme të kuotave të arit të zi në bursa, mbi çmimet e karburanteve në vendin tonë rëndon barra e lartë fiskale. Aktualisht taksat mbi naftën arrijnë në 120-130 lekë për litër. Ekspertët argumentojnë se qeveria duhet të ndërhyjë për të ulur ngarkesën fiskale, si e vetmja mënyrë për të amortizuar deri diku rritjen e çmimit.
Nga ana tjetër, shtrenjtimi i karburanteve pritet të ndikojë në rritjen e çmimeve të mallrave dhe produkteve të tjerë, duke dhënë impakt të drejtpërdrejtë në shumë sektorë, ku më të prekurit do të jenë transporti dhe prodhimi. Në një reaksion zinxhir efektesh, kjo do të çojë në shtrenjtimin e kostos së jetesës për qytetarët./A2 CNN
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...