Avokati Adriatik Lapaj deklaroi në “Log.” në ABC se rritja e çmimeve në Shqipëri prek sektorët jetikë dhe kjo në një të ardhme mund të përkthehet edhe në pasoja për shëndetin e qytetarëve si pasojë e kequshqyerjes.
“Nëse ti më thua që është rritur lënda e parë për mobiliet edhe po nuk i ndërruam për 6 muaj nuk është problem. Por buka, energjia dhe karburanti janë të lidhura me jetën tonë. Po të mbarohet shëndeti i popullsisë përkthehet në të shtruar në spitale”, deklaroi Lapaj.
Avokati mori shembullin personal duke deklaruar se me punën që ai bën i shtohet 1000 euro kosto për shkak të rritjes së çmimit të karburantit. “Këtu ka njerëz që marrin nga 20 mijë euro për një firmë dhe për një vulë. Por ne që çohemi në 5 të mëngjesit për të kapur një gjyq në Korçë në orën 9. Mua më bie 1000 euro kosto shtesë në vit për shkak të rritjes së karburantit”, u shpreh ai.
Ai ceku fenomenin e prodhimit të bitcoin dhe shtëpive të barit që sipas tij shpenzojnë energji elektrike sa për një fshat të tërë. Lapaj shtoi se se zyrat e OSHEE janë mjaft luksoze ndërsa hoqi paralele me gjendjen në spitale.
“Ne sot nuk e kemi pas gjithë kësaj fushate dhe angazhimi disa-vjeçar një bilanc të na thuhet sa rezultate kemi pasur nga energjia elektrike dhe pagesat e faturave të prapambetura. Jemi në një situatë që hiq zyrat e OSHEE-së që më rezultojnë shumë luksoze.Por kjo nuk është normale, kur spitalet i kemi si haur. Nuk është normale që OSHEE të ketë Jeep ndërsa makinat e policisë kanë kilometrazh të kufizuar. Një nga ato serat e brendshme të hashashit harxhon sa një fshat. E di sa harxhohet me ato të prodhimit të Bitcoin. Ka një kosto 700 dollarë energji elektrike për një bitcoin. Këto dihen gjithandej. Nuk është çështje nëse e paguajnë energjinë.Janë kapur disa sera të prodhimit të hashashit me panele elektrike. Janë kapur disa vetëm këtë vit. Dhe disa baza të kriptomonedhave. Mjafton të dalësh në rrugë, djem nga 20-vjeç me makina 100 e ca mijë euro. Nuk mund t’ia faturosh pasurimin e tyre fakirëve. Shteti ka detyrimin që brenda 12 muajve duhet të ishte miratuar pagimi i energjisë elektrike për kategoritë në nevojë. Nuk e kemi ende as pas 80 muajsh”, u shpreh ai.
Ai paralajmëroi se do të jetë sërish një protestë ditën e hënë duke shpjeguar edhe pse kërkoi një shtyrje të takimit të radhës para kryeministrisë.
“Unë në protestë kur thashë që do dal ditën e hënë, shumë nga ata protestuesit mendonin të dilnim që të nesërmen. Unë thashë të hënën sepse mendova që edhe qeveria nuk do parë si gogoli që do që ta shtypë popullin por duhet të ketë një afat kohor për të marrë masat. Të hënën do jem sërish para kryeministrisë”, deklaroi Lapaj.
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...