Google ADS

Rritja e çmimeve të ushqimeve gjatë pandemisë, Shqipëria e treta në Europë

01:01 | 21 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Bazuar në të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave të Indeksit të harmonizuar të çmimeve (HICP) rezulton se ky indeks është rritur duke shënuar një ndryshim vjetor me 2.2%.

Kjo rritje i atribuohet me shume grupit ushqime dhe pije alkoolike me përkatësisht 4,7%.  Gjithashtu, perimet kane shënuar një rritje të konsiderueshme me 13.7%

Rëndësia e këtij indeksi qëndron në mundësinë që krijon për të krahasuar ndryshimet e çmimeve mes vendeve të Evropës bazuar ne te dhënat e publikuara nga EUROSTAT.

Krahasuar me vendet e Evropës, Shqipëria zë vendin e tretë për rritjen e çmimeve të grupit ushqime me një rritje përkatësisht 4.8% duke lënë pas vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Rritja për Shqipërinë është me shumë se dyfishi i mesatares së vendeve Europiane. Serbia renditet e 9-ta për sa i përket rritjes se këtij indeksi ne grupin ushqime, dhe kjo si pasoje e politikave te duhura te aplikuara në kuadër të covid 19.

Kjo rritje e çmimeve te ushqimeve përben një shqetësim edhe me të madh, nëse mbahet parasysh fakti se 41%  e shpenzimeve te familjeve shqiptare shkojnë për ushqim kundrejt 13% te mesatares se familjeve evropianë. Kjo rritjet e çmimeve të ushqimeve  si dhe humbja e vendeve te punës si pasoje e Covid ka një ndikim të madh në jetesën e shume familjeve shqiptare me të ardhura të ulëta, të cilat zakonisht shpenzojnë shumicën e të ardhurave të tyre për ushqim./lapsi.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme