Norma e inflacionit arriti një nivel historik, 5.7 % në muajin mars në Shqipëri. Kjo pasi lufta në Ukrainë ka përshpejtuar më tej rritjen e çmimeve.
INSTAT publikoi sot indeksin e çmimeve të konsumit në muajin mars 2022.
Sipas INSTAT ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin mars 2022 është 5,7 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,2 %.
Ndërkohë, ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin mars 2022, krahasuar me muajin shkurt është 2,4 %.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin mars është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,31 %, pasuar nga grupi “transporti” me 1,08 %. Çmimet e grupit “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhanë një ndikim prej 0,44 %.
Krahasuar me muajin mars 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “transporti” me 19,9 %, pasuar nga grupet “ushqime dhe pije joalkoolike” me 9,3 %, “pije alkoolike dhe duhan” me 4,9 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 4,5 %,“Argëtim dhe kulturë” me 3,5 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,3 %.
Krahasuar me muajin shkurt të këtij viti, çmimet e grupit “transporti” u rritën me 8,9 %, pasuar nga grupet “ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,9 %, “pije alkoolike dhe duhan” me 2,8 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 1,3 %, etj./tch/
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin