Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje sot qeverisë që të mbështesë familjet dhe qytetarët me të ardhura të ulëta që nuk përballojnë dot rritjen e menjëhershme të çmimeve në vend.
Sipas një njoftimi në rrjetet sociale, Meta ka thënë se 930,457 qytetarë në Shqipëri sot jetojnë me të ardhura nën 5.5 dollarë në ditë.
Presidenti ka shtuar se mes tyre ka familje me ndihmë ekonomike, qytetarë me pension familjar mujor, pensionistë invalidë, pensionistë në zona rurale dhe të papunë.
“Në kushtet kur çmimet e mallrave ushqimore po rriten abuzivisht me të paktën 10% dhe çmimi i karburanteve me rreth 30%, si do të jetojnë dhe do ta përballojnë koston e lartë të produkteve bazike 930,457 qytetarë me të ardhura nën 5.5 dollarë në ditë?! Koha për t’i mbështetur pa vonesë këto familje dhe këta qytetarë!”, ka thënë Meta./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...