Nga Kuvendi ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për rritjen e çmimit të ushqimeve, ndërsa ka akuzuar si përgjegjëse qeverinë. Sipas Berishës kjo situatë ka ardhur pasi qeveria ka monopolizuar tregjet.
“I bëj thirrje INSTAT të konsiderojë bashkëpunimin e tij me institutin e statistikave në Shqipëri, që është kthyer në një instrument të qeverisë. Duhet të marrë fund marrja e pushtetit të parlamentit nga qeveria. Dëgjova zotin Dule të flasë për regjistrimin. Kush mund t’i besojë një regjistrimi nga ky institut. Nuk i beson dot me të dhënat demografike e sociale.
Nuk i beson dot në asgjë. Është kthyer de fakto në një papagall të Edi Ramës. Kush i beson inflacionit të tyre. Japin shifrën që u jep qeveria. Të ndalet dhënia e inflacionit nga ky institut dhe nga Ministria e Ekonomisë dhe t’i kalohet Bankës së Shqipërisë. Një inflacion nga 20% deklarohet në 7%. Dhe marrim vesh çmimet nga deputetë.
Nuk zgjidhet çështja e çmimeve. Çështja e çmimeve ka kompensimin. Po ju kujtoj një moment në vitin 92’. Nxorëm bukën të cilës iu rrit çmimi 10 herë, por kompensuam 10 fish çmimin për çdo qytetar. Energjia ka çmim të rregulluar, por jo shporta. Ka çmim të kompensuar. Kaq shumë i keni futur duart, keni krijuar këto monopole sa që tani po përpijnë.
Qytetarët e kanë të qartë se rritja e çmimeve është qeveritare, për shkak të monopoleve të krijuara. Nuk shpëtoni dot duke bërë si personazhet e gogolit. Hiqni monopolet, hiqni vjedhjet dhe tregoni pak shpirt për qytetarët shqiptarë. Mos luani me statistikat.
Ndaj jam këtu për të denoncuar me forcën më të madhe, shkatërrimin që i bëhet Institutit të Statistikave. Kërkoj ndërprerjen e marrëdhënies me agjencisë së mashtrimit qeveritar dhe institutit të statistikave. Do bëjmë të gjitha demarshet tona pranë Parlamentit Europian”, tha Berisha./abc news
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...