Rritet sipërfaqja e përmbytur në Shkodër, shkak dalja nga shtrati i lumit Buna

16:37 | 18 Janar 2023
E.H

Sot është njoftuar situata mbi Bashkinë e Shkodrës për shkak të reshjeve intensive në këtë qytet.

Bëhet me dije se lumi Buna ka dalë nga shtrati i saj që prej paradites së sotme duke përmbytur kështu dhe Muriqnin dhe Oblikën e Shkodrës.

Sipërfaqja e përmbytur në këto fshatra është rritur duke shkuar në 400 HA.

Mësohet se Niveli i lumit Drin nuk ka pasur ndryshime që prej mesditës së sotme.

Ndërsa për sa i përket Liqenit ka pësuar një rritje të nivelit me 7 cm.

Grupet e EC të kësaj bashkie janë ne monitorim te vazhdueshëm te situatës.

Njoftim:

Pershendetje!
Situata ne Bashkinë Shkodër, ne orën 16.00 te datës 18.01.2023 paraqitet si me poshtë:
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.20 m nuk ka ndryshim me me oren 12.00 te dates 18.01.2023 ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 7.62 m me nje rritje prej 7 cm me oren 12.00 te dates 18.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).
Ka dalje te lumit Buna ne Muriqan dhe Oblike, siperfaqja e permbytur eshte 400 Ha, ka rritje me 125 Ha nga ora 12.00 e dates 18.01.2023
Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.
Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme