Ministrja e Energjisë dhe Infrastructures, Belinda Balluku ka publikuar sot vendimet e fundit të Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve në Shqipëri, ku shihet një rritje e mëtejshme e çmimit të naftës.
Balluku shton se për periudhën 23 deri në 25 mars, Bordi i Transparencës vendosi çmimin e naftës në 233 lekë [1.88 euro] për liter, në krahasim me 221 lekë [1.78 euro] për litër në dy ditët e fundit.
Benzinës do të tregtohet me 218 lekë [1.76 euro] për litër, në krahasim me 211 lekë [1.7 euro] për litër, ndërsa çmimi i gazit do të mbetet i pandryshuar në 93 lekësh [0.7 euro] për liter.
Ministrja ka theksuar se çmimi i naftës dhe benzinës me shumicë do të shitet me 227 lekë [1.83 euro] për litër dhe 208 lekë [1.68 euro] për litër, respektivisht.
“Këto çmime reflektojnë rritjen në bursë të naftës dhe benzinës, ku me konkretisht: nga data 16- 22 mars çmimi i naftës u rrit me 231 dollarë për ton dhe i benzinës me 113 dollarë për ton për të njëjtën periudhë”, ka shtuar Balluku.
Ministrja ka thënë gjithashtu se bordi do të mblidhet të premten datë 25 Mars, për të bërë me dije pasqyrimin e çmimeve të shitjes.
“Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursës, me qëllim reagimin sa më të shpejtë,” ka thënë Balluku./arbresh.info/
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj