Rritja e frikshme e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri është shoqëruar me shtim të personave të shtruar në Infektive, e po ashtu edhe të pacientëve në terapi intensive dhe atyre të intibuar.
Ministria e Shëndetësisë, ka bërë me dije sot se “Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar”.
“Virusi është akoma mes nesh dhe për sa kohë nuk ka një vaksinë, qytetarët duhet të përshaten me normalitetin e ri dhe të përshtasin sjelljen e tyre duke u kujdesur për zbatimin strikt të çdo rregulli të vendosur. Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19”- apelon ministria e Shëndetesisë.
COVID-19 – Statistika (16 Qershor 2020)
Testime totale 21177
Raste pozitive 1672
Raste të shëruara 1064
Raste Aktive 571
Humbje jete 37 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 3, Kukës 1)
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...