Numri i vizitorëve të huaj, të hyrë në Shqipëri për qëllime pushimi deri në muajin Mars 2017, ka arritur në mbi 66 mijë, 41 mijë më shumë se një vit më parë.
Ndërkaq, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë për qëllime personale është 238 mijë. 2,2 % prej tyre kanë hyrë në Shqipëri për qëllime biznesi, duke shënuar një rritje prej 12,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Të dhënat vijnë përmes Institutit të Statistikave, sipas të cilit, 80,7 % kanë hyrë në rrugë tokësore ndërsa hyrjet në rrugë ajrore dhe detare zënë respektivisht 15,0 % dhe 4,3 %.
Numri më i madh i hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri, në muajin mars rezulton nga Kosova me 33,4 %, pasuar nga hyrjet e shtetasve të huaj nga Maqedonia me 16,5 %, Greqia me 13,7 %, Mali i Zi me 13,1 %.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...