Në 24 orët e fundit në vendit tonë janë shënuar 12 raste të reja me Covid-19, nga 174 persona të testuar, ndërsa një ditë më parë nga 204 të testuar vetëm 5 rezultuan pozitivë.
Në një dalje për mediat Eugena Tomini nga ISHP, u shpreh se në këto tre javë nuk ka asnjë humbje jete, por sot është shënuar rritje numri të të shtruarve në spital.
Sot janë 17 pacientë të shtruar, ndër ta 5 në terapi intensive, ndërsa një ditë më parë ishin 14 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre në terapi intensive.
Ndërkaq, rastet e reja me Covid-19 janë regjistruar 7 në Tiranë, 2 në Fier, 2 në Krujë dhe 1 në Durrës. Një ditë më parë Tirana shënoi vetëm 1 rast.
“Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 981 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1300 testime serologjike në personel shëndetësor dhe pacientë, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.”
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...