Google ADS

Rritet numri i të prekurve me covid19 në Shqipëri, 36 raste të reja brenda një dite

13:47 | 9 Qershor 2020
Arbresh Info

Është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19 ditën e sotme në Shqipëri.

Shifra në total ka shkuar 1299 persona, me 36 raste te reja ne 24 oret e fundit, prej te cilave 27 raste jane konfirmuar ne Tirane.

Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit.

Kjo situatë nuk ishte kaq e papritshme për shkak të grumbullimeve masive që kanë ndodhur ditët e fundit. Jo vetëm grumbullimet, por edhe mosrespektimi i këshillave, në lidhje me distancimin fizik, në lidhje me mbajtjen e maskave, në lidhje me shumë elementë të tjerë të kujdesit personal qoftë edhe të higjienës.

Të gjithë qytetarët, të gjithë ne duhet të jemi të përgjegjshëm që Covid19 nuk ka ikur nga vendi jonë. Deri më tani, deri në fillimin e hapjes së masave kishim një numër një shifror, e cila erdhi si rezultat i masave drastike, i sakrificës së gjithësecilit. Por kjo nuk do të thotë që me hapjen e masave ne të shpërdorojmë çdo këshillë dhe të shpërdorojmë atë që ne vetë sakrifikuam.

Në 24 orët e fundit janë testuar 359 persona të cilët janë dyshuar për Covid19 dhe prej të cilëve kanë rezultuar 27 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 2 raste në Kamëz, 1 rast në Durrës, 1 në Lushnje dhe 1 në Lezhë. Të gjitha këto raste janë shfaqje e mosrespektimit të shumë rregullave e them dhe njëhërë, të distancimit fizik apo të përgjegjshmërisë personale apo kolektive në lidhje me punëdhënësit apo punëmarrësit.

COVID-19 – Statistika (9 Qershor 2020)

Testime totale 18960

Testime molekulare 16716

Testime serologjike 2244

Raste pozitive 1299

Raste të shëruara 960

Raste Aktive 305

Humbje jete 34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 204

Shkodër 29

Krujë 24

Kamëz 19

Durrës 10

Mat 9

Lushnje 4

Tropojë 2

Korçë 1

Librazhd 1

Mallakastër 1

Lezhë 1

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme