Të huajt që paraqiten kërkesë për leje qëndrimi në Shqipëri gjatë vitit 2023 janë shtuar dhe numrin më të madh të kërkesave e kanë paraqitur shtetasit me pasaporta italiane.
Sipas INSTAT që publikoi të dhënat bazuar në informacionet e Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit deri në fund të vitit 2023 numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri pësoi rritje me 18,2 %, krahasuar me vitin 2022.
Numri i të huajve me leje qëndrimi dominohet nga meshkujt me 63,8 %, kundrejt femrave me 36,2 %.
Të huajt me origjinë nga Kosova, Italia dhe Turqia përbëjnë numrin më të madh të personave që nuk kane pasaporte shqiptare, por zotërojnë një leje qëndrimi të ligjshme në vendin tonë. Punësimi është arsyeja kryesore e kërkesave për leje qëndrimi të të huajve në Shqipëri.
INSTAT njofton se gjatë vitit të kaluar përveç shtetasve të huaj me leje qëndrimi të rregullta, janë regjistruar edhe 6.630 persona, të cilët hynë ilegalisht në territorin e vendit, ku pjesën më të madhe të tyre, rreth 44,0 %, e zënë të huajt me origjinë nga Afganistani dhe Siria.
Por të huajt e zgjedhin Shqipërinë jo vetëm për arsye punësimi. Shumë prej tyre, sipas të dhënave zyrtare, vijnë për arsye studimi, qëllime humanitare apo bashkim familjar./rtsh
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...