Konsullata shqiptare e Milanos ka konfirmuar se janë tre shtetas shqiptarë të plagosur nga aksidenti tragjik hekurudhor i ditës së djeshme në afërsi të qytetit të Milanos.
Tre shtetasit shqiptarë janë plagosur lehtë e kanë marrë ndihmën mjekësore pranë strukturave spitalore të zonës.
Ata janë banorë rezidentë në provincën e Milanos e këtë linjë hekurudhore e përdornin çdo ditë për të udhëtuar drejt vendeve të tyre të punës.
Konsullata e Milanos, konfirmon për Ora News se vazhdon të jetë në kontakt të vazhdueshëm me zyrën e emergjencës civile si dhe me autoritetet lokale të Milanos.
Aksidenti hekurudhor i ditës së djeshme në Milano shkaktoi 3 viktima, 116 pasegjerë kanë marrë ndihmën e shpejtë, 46 të plagosur të kuruar në strukturat spitalore, 5 të plagosur janë në gjëndje të rëndë e 8 në gjëndje më të lehtë e jashtë rrezikut për jetën.
Treni i linjës rajonale ishte nisur nga qyteti i Kremonës rreth orës 5 e gjysëm të mëngjesit e doli nga shinat rreth orës 7, në hyrje të qytetit të Milanos, në zonën mes tacioneve Segrate e Pioltello.
Autoritetet italaine kanë konfirmuar se arsyeja e këtij aksidenti është prishja e strukturës së shinave të trenit. Rreth 2 km nga vendi i aksidentit është vërtetuar një çarje prej gati 23 cm në binarë. Treni ka ecur për inerci për qindra metra të tjerë deri sa ka dalë nga shinat.
Në linjën hekurudhore Kremona -Milano udhëtojnë cdo ditë mbi 10 mijë udhëtarë
Prokuroria e Milanos ka hapur një proces hetimor për fatkeqësi të qëllimshme. Është sekuestruar kutia e zezë e trenit si dhe të gjitha videokamerat e sigurisë në këtë linjë hekurudhore
Tre viktimat janë të gjitha femra që po udhëtonin drejt vendit të tyre të punës.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...