Genta Qirjako shefe promocionit shëndetësor në ISHP, flet për duhanpirjen dhe pasoja e tij në kuadër të Ditës Botërore kundër Duhanit.
Qirjako theksoi faktin se është përmirësuar ndjeshëm informacioni që lidhet me duhanin. Po ashtu ajo tha se është rritur me 5% numri i femrave që konsumojnë duhanin.
“Është përmirësuar ndjeshëm informacioni që lidhet me duhanin, pasojat e tij e kanë ulur duhanpirjen në ambientet publike. Pra është reduktuar duhanpirja masive. Duhanpirësi e ka vetë në dorë për ta pirë ose lënë duhanin. Kemi vënë re një trend rritje te femrat duhanpirëse. Por ne themi që studimi do ketë ndryshime shifrash. Informacioni është përmirësuar goxha”, tha në Report tv.
Cila janë aktivitet për të ndërgjegjësuar njerëzit?
Ka mesazhe të vazhdueshme, të mos harrojmë që duhani është shkaktari i shumë sëmundjeve të ndryshme. Pra ne shpeshherë bëjmë postera kur duam të japim mesazhin për lënien e duhanit. Por ka edhe aktivitete që këshillojnë për duhapirjen. Ai/ajo që do të lerë duhanin, duhet të marri këshilla nga mjeku i familjes për mënyrën sesi ta arrijë këtë.
Kush është forma më e mirë për ta lenë?
Ne promovojmë një stil jetese të shëndetshme, sporti është një ndër sjelljet me pozitive për të lenë duhanin. Viti 2010-2014 ka pasur një trend rritje tek femrat. Por studimi do të nxjerrë shifra të sakta.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...