Google ADS

Rritet ndjeshëm numri i turistëve në Shkodër

18:07 | 8 Qershor 2024
R J

Rekorde të tjera pritet të regjistrojë numri i turistëve në Shqipëri.

Nga Veriu në Jug, ky shtet është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara, për turistët nga e gjithë bota.

Këtë e konfirmojnë edhe shifrat në pikat e kalimit kufitar me Malin e Zi, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

Një vit më parë, në Muriqan kanë kaluar 4800-5000 vizitorë, ndërsa në fundjavë kjo pikë kufitare pret 10.000 deri në 11.000 turistë, pjesa më e madhe e tyre nga Gjermania, Hollanda apo Franca.

Vitin e kaluar në qarkun e Shkodrës, vendin e parë të vizitorëve e mbanin spanjollët, ndërsa këtë vit Holanda.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme