Inflacioni për muajin qershor u rrit sërish në 2.2%, nga niveli 2% i muajit maj dhe kontributin kryesor e dhanë ushqimet.
Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në muajt e fundit inflacioni po shfaqet i qëndrueshëm pranë kufirit të poshtëm të objektivit të Bankës së Shqipërisë: 2.3%.
Krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, inflacioni është rritur me 1%.
Ndikimi i grupeve kryesore
Rritja vjetore e çmimeve në Qershor është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,87 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit “mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,16 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “pije alkoolike dhe duhan” dhe “transporti” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “argëtim e kulturë” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit “komunikimi” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupit “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” kanë kontribuar me -0,03 pikë përqindje.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...