Prej disa ditësh një byrek në qytetin e Elbasanit nuk kushton më 30 lekë.
Furrat e bukës dhe byrektoret kanë rritur me 10 lekë çmimet e produkteve të brumit .
Të paqarta janë çmimet e bukës, të cilat konfondohen me peshën e saj. E ndërkohë që tregtarët nuk pranojnë të prononcohen për arsyet e rritjes se çmimeve, pakënaqësi shprehin qytetarët.
Rritja e çmimit nga furrat e bukës erdhi menjëherë pas debatit për mossubvencionimin e çmimit të energjisë elektrike për subjektet që veç prodhimit të bukës, kishin edhe njësi frigoriferike.
Në atë kohë edhe shoqata e prodhuesve të bukës e kundërshtoi vendimin e OSHEE, ndërsa tregtarët paralajmëruan se çmimi i rritur i energjisë do të rëndonte mbi konsumatorin, gjë e cila duket se ka ndodhur tashmë./tch
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje