Vijon të përkeqësohet bilanci i të prekurve me CoVid-19 në Shqipëri.
Burime për Top Channel bëjnë të ditur se në qytetin e Pukës janë shënuar dy persona të prekur me Covid-19. Konkretisht bashkëshortja dhe vajza e një pacienti i cili u zbulua se ishte i prekur në spitalin e Shkodrës gjatë ditës së djeshme. Ky i fundit edhe pse fillimisht tampon e kishte nxjerrë të pa infektuar një analizë e dytë me skaner ka zbuluar virusin. Në këto kushte mjekët që i kanë shërbyer u janë nënshtruar analizave pasi dyshohet se mund të jenë prekur.
Ndërkohë në të gjithë vendin ka shkuar në 174 numri i të infektuarve me Covid-19. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 28 raste të reja me Covid-19 dhe janë kryer 103 testime. Deri në këto momente testuar 1144 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 174 qytetarë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tirane 102 raste
– Durres 10 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Rrogozhine 2 raste
– Fier 18 raste
– Kavaje 4 raste
– Korce 11 raste
– Vlore 5 raste
– Shkoder 3 raste
– Lezhe 4 rast
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Kruje 1 rast
-Tropoje 2 raste
Ndërkohë numri i dy të infektuarve të rinj në Pukë pritet të përllogaritet në përditësimin e Ministrisë së Shëndetësisë gjatë ditës së nesërme./TCH
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...