Në Vlorë, Covid po përhapet më shumë në vatra familjare në zonat e populluara të qytetit.
Ndryshe nga zonat urbane, numri i rasteve të prekjes nga Covid është më i ulët.
Shefi i epidemiologjisë në Vlorë, Agron Bashallari konfirmoi për “ABC” se rritja e numrit të të infektuarve lidhet kryesisht me mosrespektimin e masave nga vetë qytetarët.
“Si gjithë rrethet e tjera edhe në Vlorë kemi rritje të numrit të rasteve me Covid e cila reflektohet si në numrin e vizitave të bëra nga sistemi shëndetësor, pranë mjekëve të familjes, nga njoftimet nga Urgjenca Kombëtare apo persona që paraqiten pranë sistemit të urgjencës në Vlorë. Numri më i lartë i të infektuarve i përket popullatës së qytetit pasi është popullsia më e madhe. Janë kryesisht vatra familjare por edhe individë që punojnë në institucione të ndryshme”, u shpreh ai.
Mjeku thotë se përhapja e Covid favorizohet sidomos nga frekuentimi i ngjeshur i bareve dhe restoranteve.
Mosmbajtja e maskave nga qytetarët në rrugë dhe as me keq në mjedise të mbyllura ka ndikuar gjithashtu në rritjen e numrit të personave të prekur.
“Njerëzit kanë filluar të mos respektojnë mbajtjen korrekte të maskave. Lidhur me baret patjetër që duhet të funksionojnë, por qëndrimi në distancë të afërt patjetër që përbën risk”, tha më tej mjeku.
Në qarkun e Vlorës aktualisht ka mbi 800 raste aktive me Covid.
Ditët e fundit janë kryer mesatarisht nga 50 testime në ditë.
Kaq është edhe shifra mesatare e rasteve që kanë referuar për tampon mjekët e familjes, për persona të dyshuar që kanë shfaqur simptoma të infektimit me Covid.
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...