Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri ka rekomanduar mbajtjen e maskës në ambientet e mbyllura, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 kohët e fundit.
Në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë, kryetarja e këtij Komiteti dhe zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli bëri apel edhe për vaksinim.
Rekomandimi për të mbajtur maskën në ambientet e mbyllura, aty ku nuk mund të ruhet edhe distancomi social, sidomos kjo e vlefshme për personat të cilët janë me sëmundje dhe të moshuar”, tha Rakacolli.
Ajo bëri apel edhe për vaksinimin, duke thënë se mund të kryhet edhe doza e tretë apo ekatërt dhe shtoi se kjo është mjeti më efikas i parandalimit të infeksionit.
Me krubën aktuale të infektimeve, Rakacolli theksoi se nuk është e nevojshme një shtrëngim i masave.
Aktualisht, në të gjithë vendin janë 4,235 qytetarë aktiv me Covid. Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 24 pacientë.
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para