Google ADS

Rriten rastet me HIV-AIDS në Shqipëri, ISHP: Në një muaj, 3 femra dhe 5 meshkuj të infektuar

18:23 | 30 Prill 2023
E.H

8 raste të reja me HIV janë identifikuar që në fillim të vitit 2023 në Shqipëri.

Ekspertët japin alarmin se kjo sëmundje seksualisht e transmetueshme vijon të rrisë numrin e të infektuarve nga viti në vit.

Në shumicën e rasteve janë të rinjtë ato që konstatohen se janë te infektuar.

Sipas raportit zyrtar të Institutit të shëndetit publik, 8 rastet e reja të identifikuar vetëm në një muaj janë 5 meshkuj dhe 3 femra.

5 nga të infektuarit janë nga Tirana, 2 nga Elbasani dhe 1 nga Berati.

Për sa i përket moshës, 1 rast është i grup-moshës 16-24 vjeç, 3 raste 25-34 vjeç, 1 rast 35-44 vjeç dhe 3 raste i përkasin grup-moshës 45-54 vjeç.

Mjekët ngrenë shqetësimin se shumica e të infektuarve vijnë në stadin AIDS.

Aktualisht në Shqipëri janë të përfshirë në skemën e mjekimit 780 persona të rritur dhe 12 fëmijë me HOV.

Përgjatë 2022 kanë ndërruar jetë 11 persona me AIDS, 5 prej të cilëve janë diagnostikuar po këtë vit./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme