Google ADS

Rriten pagat për 65 mijë punonjës, ja kush përfiton

18:30 | 4 Prill 2019
A. B.

Ditën e sotme qeveria ka zyrtarizuar vendimin për rritjen e pagave.

Ministrja e Financave Anila Denaj njofton se sikurse është bërë e ditur gjatë procesit të miratimit të Buxhetit 2019, punonjës të disa sektorëve të rëndësishëm do të përfitojnë rritje të qenësishme të nivelit të pagave të tyre.

Kjo rritje do të aplikohet duke filluar nga data 1 Prill 2019.

Nga kjo politikë do të përfitojnë:

36 mijë mësues të Arsimit Parashkollor, Arsimit Bazë, Arsimit të Mesëm të Përgjithshëm dhe atij Profesional do përfitojnë rritje të pagës prej 7 %

4,650 mjekë dhe 13,765 infermierë dhe staf shëndetësor, një rritje prej 7 %

6,800 ushtarakë të cilët përfitojnë një rritje mesatare të pagës mujore në masën 7 %

3,560 punonjës të sistemit penitenciar(policia e burgjeve) të cilët përfitojnë një rritje mesatare të pagës mujore me 7%

308 punonjës të përfaqësive diplomatike jashtë vendit të cilët përfitojnë një rritje të diferencuar të pagës mujore që shkon nga 7-20%;

Në total, parashikohet që të përfitojnë mbi 65 mijë punonjës buxhetore, me një kosto vjetore në buxhetin e shtetit prej 3 miliardë lekë.

Statusi i Anila Denajt

Sikurse është bërë e ditur gjatë procesit të miratimit të Buxhetit 2019, punonjës të disa sektorëve të rëndësishëm do të përfitojnë rritje të qënësishme të nivelit të pagave të tyre. Kjo rritje do të aplikohet duke filluar nga data 1 Prill 2019. Nga kjo politikë do të përfitojnë:

· 36 mijë mësues të Arsimit Parashkollor, Arsimit Bazë, Arsimit të Mesëm të Përgjithshëm dhe atij Profesional do përfitojnë rritje të pagës prej 7 %

· 4,650 mjekë dhe 13,765 infermierë dhe staf shëndetësor, një rritje prej 7 %

· 6,800 ushtarakë të cilët përfitojnë një rritje mesatare të pagës mujore në masën 7 %

· 3,560 punonjës të sistemit penitenciar(policia e burgjeve) të cilët përfitojnë një rritje mesatare të pagës mujore me 7%

· 308 punonjës të përfaqësive diplomatike jashtë vendit të cilët përfitojnë një rritje të diferencuar të pagës mujore që shkon nga 7-20%;

Në total, parashikohet që të përfitojnë mbi 65 mijë punonjës buxhetore, me një kosto vjetore në buxhetin e shtetit prej 3 miliardë lekë.

Qeveria Shqiptare mbetet e angazhuar për të vazhduar politikën e rritjes domethënëse të pagave në administratën publike, pasi e konsideron si një element kyç në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike ndaj qytetarëve.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme