Instituti i Statistikave në Republikën e Shqipërisë (INSTAT) ka publikuar raportin e aksidenteve për periudhën 9-mujore.
Sipas tij, përgjatë kësaj kohe kanë humbur jetën në aksidente 151 persona.
Kjo shifër ka shënuar një rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, e cila shënonte 112.
Por, shifrat e këtij viti, në krahasim me atë të 2019-ës, janë 4.3% më pak.
Në muajin shtator 2021, aksidentet rrugore, në 84,8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 33,3 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 23,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në nëntëmujorin e vitit 2021, aksidentet rrugore, në 15,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.
Meshkujt përbëjnë 76% të rasteve totale të vdekjeve nga aksidentet këtë vit.
Ky nëntëmujor paraqitet me një rritje prej 13,4 %, ku numërohen 1 mijë e 24 aksidente rrugore nga 903 aksidente të ndodhura në nëntëmujorin e vitit 2020.
Në nëntëmujorin e vitit 2021, numri i të aksidentuarve është 1 mijë e 391 persona nga 1 mijë e 164 persona në nëntëmujorin e vitit 2020.
Masat parandaluese që mund të merren
Eksperti për sigurinë rrugore, Fatmir Hasho, ka propozuar disa nga masat që duhet të ndërmerren për shmangien e aksidenteve rrugore.
Sipas tij, rol kryesor luan edukimi për sigurinë rrugore, qoftë për drejtuesit e mjeteve, qoftë për këmbësorët.
Ai nuk lë pas as autoshkollat, ku propozon zgjatje të kohës së marrjes së lejeve të drejtimit, lidhur kjo edhe me orët e praktikës.
Për sa i përket rastit të policisë rrugore, eksperti thotë se është e vetmja që po bën punën, por është e pafuqishme përballë gjithë kësaj situate.
Në përmbyllje, ai thotë se duhet të krijohet një Komitet i Sigurisë Rrugore në rang kombëtar, që t’i përcaktojë qartë të gjitha piketat në çfarë rrugësh duhet të ecet./tvklan/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?