Gati 6 milionë shqiptarë dolën nga Shqipëria vitin e shkuar.
Bashkë me rekordin në hyrje, edhe shifrat e atyre që zgjodhën që t’i kalonin jashtë pushimet shënuan nivelet më të larta historike.
Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se nga më pak se 4.2 milionë në 2021-shin, shifra u rrit me mbi 40 për qind në 12-mujorin lënë pas.
Për kryetarin e Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, rritja i dedikohet sa shtimit të linjave direkte me çmime më të ulëta, aq edhe mungesës së kapaciteteve akomoduese në vend.
“Si arsyen kryesore do të rendisja lirimin e masave nga pandemia. Por për pushimet familjare mendoj se çmimet më të lira të strukturave akomoduese në vendit e rajonit kanë joshur shumë shqiptarë”, shprehet Rrahaman Kasa, Unioni Turistik Shqiptar.
Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se shqiptarët nuk kanë kursyer as shpenzimet për pushime vitin e shkuar, të cilat përllogariten në mbi 1.3 miliardë euro.
Kjo shifër e parave të harxhuara është gati 30 për qind më e lartë se në po të njëjtin hark kohor të 2021-shit.
“Shqiptarët nuk njohën si “turistë të këqij”. Ne kemi disa lloj kategorizimesh në varësi të rajoneve. Ndonëse populli varfër, Shqiptarët nuk kursehen kur vjen puna te pushimet”, shprehet Kasa.
Pjesa më e madhe shqiptarëve që dolën nga vendi zgjodhën Rajonin, kryesisht Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut me paketa turistike ndjeshëm më të lira.
Gjithashtu, Madridi e Barcelona në Spanjë, Milano e Roma në Itali apo Abu Dhabi e Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe tërhoqën një pjesë të mirë të turistëve shqiptarë./A2
Skuadra gjermane i dedikon një postim Trepçës dhe tifozëve m...
Tankut Soykan vlerëson përkushtimin e institucioneve kosovar...
Rasti i Big Brother, Haxhiu: Dhunuesit mund të rehabilitohen...
Kryeministri irlandez: Zgjedhjet do të mbahen më 29 nëntor
Calhanoglu: Nganjëherë duhet të vuajmë pak më shumë, por sak...
Gërvalla në Lituani, dështon seanca në rastin ku akuzohet pë...