Eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës janë rritur me 40% për muajin Nëntor, periudhë kur Prishtina vendosi taksën 100 % për mallrat serbe.
Sipas të dhënave të sigurara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, volumi i mallrave tona drejt Kosovës është rritur me 33 mijë ton, ndërsa në vlerë monetare janë 7 milionë Dollarë më shumë eksporte për Nëntorin e këtij viti krahasuar me të njëjtin muaj në 2017-n. Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë, thotë se eksportet e miellit dhe materialeve të ndërtimit po njohin rritjen më të madhe.
Megjithatë, bizneset kërkojnë që të dyja qeveritë të bashkëpunojnë për të hequr barrierat tregtare. Jaka sqaron se tarifa e skanimit në dogana, ajo e terminalit dhe taksa e kalimit për kamionët në rrugën Durrës – Kukës nuk i shërbejnë rritjes së shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.
Bizneset shqiptare nuk e shohin si një masë të përkohshme vendosjen e taksës doganore 100% për produktet serbe e boshnjake nga ana e Prishtinës zyrtare. Nikolin Jaka thotë se ka marrë premtimin se taksa do të jetë afatgjatë si nga Kryeministri Rramush Haradinaj, ashtu edhe nga kreu i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli. Por kryetari i Dhomës së Tregtisë bën thirrje që bizneset shqiptare të lëvizin sa më parë për të zëvendësuar në tregun kosovar boshllëkun që po lënë mallrat serbe.
Tv Klan
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...