Prej disa muajsh tashmë nuk ka më surprizë në rritjen e të ardhurave që mblidhen në arkën e shtetit ku ndikimin kryesor e ka dhënë rritja e çmimeve.
Në 5 muajt e parë të vitit u arkëtuan 233.3 miliardë lek [1.9 miliardë euro], me një rritje prej 41.8 miliardë lek [344 milionë euro] më shumë.
Përtej lajmit të mirë që përbën kjo për qeverinë, mbledhja e më shumë parave tregon shtrenjtimin e çmimeve në një pjesë të mirë të segmenteve të tregut duke varfëruar kështu buxhetet e familjeve shqiptare.
Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Financave të ardhurat totale për 5 muajt e parë të vitit u realizuan në masën 107 për qind.
Në anën tjetër, shpenzimet e përgjithshme publike arritën në rreth 213 miliard lek [1.75 miliardë euro] me një realizim në masën 90 për qind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë ka rezultuar 0.6 për qind më i lartë ose Lek 1.28 milion lek [10,531 euro] më shumë
Ndërkohë, niveli i suficitit për periudhën në fjalë rezultoi në rreth 19.876 miliard lek [163.5 milionë euro] . Kujtojmë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, buxheti rezultonte me një deficit prej rreth 20.671 miliard lekësh [170 milionë]. /Telegraf/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...