Interesi i të huajve për të pushuar në Shqipëri nuk ndalet as në vjeshtë.
Turoperatorët pohojnë trendin në rritje të turistëve duke sinjalizuar kështu zgjatje të sezonit turistik deri në Tetor.
“Vazhdojmë të jemi ai vendi që të huajtë kanë shumë kuriozitet. Në këto momente jemi akoma ai njëbrirëshi që duhet ta shikojmë edhe eksplorojmë. Kemi një ngritje të kërkesave, është e rëndësishme që ka një vazhdimësi kërkesash për muajt në vazhdim përveç atyre që janë mbyllur deri më tani”, shprehet Aneo Hila.
Të huajtë në Shqipëri nuk po vijnë vetëm për brigjet detare, por interes të shtuar kanë për zonat kulturore dhe në veçanti ato malore.
“Ka një interes të shpërndarë, nuk është thjesht i fokusuar në det, kjo ka qenë edhe gjatë Verës. Për t’u spikatur janë edhe zonat malore Valbona, Thethi, Lugina e Vjosës në tërësi”.
Ndërsa kryeqyteti mban vendin e parë si vendi që turistët nuk lënë pa e parë para mbylljes së pushimeve në Shqipëri.
“Tirana vazhdon të jetë numër 1 përsa i përket kërkesave, duan patjetër të bëjnë një tur Tirane, ku edhe nga merret gjithë thelbi i Shqipërisë”.
Kryesisht turistët në këtë kohë janë europianë, spikasin anglezët, spanjollët por edhe nordikët./tvklan.al/
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...